03.01.2016 · përditësuar para 3863 dite1 min lexim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit, njofton Klan Kosova.
Përmes një komunikate për media Qeveria shkruan se dëmtimi i varrezave është akt shumë i ulët, por që nuk do ta dëmtojë asnjëherë tolerancën ndërmjet feve në Kosovë.
“Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria.
Populli i Kosovës, siç thuhet në komunikatë, është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare.
Qeveria ka thënë se qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.