Lajmet e fundit
Rritet interesi për projektin "Bli shtëpi, bli banesë" i cili zgjat deri në fund të vitit. Sipas Ministrisë së Financave, qytetarët çdo ditë i kontaktojnë dhe i vizitojnë që ta përgatisin dokumentacionin për të aplikuar për projektin.

Deri më tani "Bli shtëpi, bli banesë" u siguroi shtëpi 556 familjeve. Sipas statistikës së Ministrisë së Financave projektin më së shumti e kanë shfrytëzuar qytetarë të Shkupit, më pas të Manastirit, Strumicës, Kumanovës, Gjevgjelisë, Shtipit, Prilepit dhe Kërçovës.
Përmes projektit janë miratuar kredi banesore të subvencionuara në shumë prej 19,3 milionë euro, ndërsa qytetarëve u janë ndarë subvencione në shumë prej 3,37 milionë euro mjete të pakthyeshme si ndihmë për blerjen e banesës apo shtëpisë, raporton Kurir.
Nga kërkesat e miratuara qytetarët më shumë aplikojnë për blerjen e banesës me 508 vendime, ndërsa për shtëpi kanë 58 vendime.
Interesimi i qytetarëve është më i madh për modelin e këstit ku përmes projektit Qeveria paguan gjysmën apo 75 për qind të këstit mujor të kredisë. Nga vendimet e lëshuara për këtë model janë 416.
Për modelin ku Qeveria paguan gjysmën apo 75 për qind të pjesëmarrje për kredinë pavarësisht nëse bëhet fjalë për banesë apo shtëpi deri më tani janë lëshuar 150 vendime. / klankosova.tv