Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës sot do të shqyrtojë dhe riprocedojë në Kuvendin e Kosovës propozim-amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me formimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar do të shqyrtojë dhe riprocedojë në Kuvendin e Kosovës propozim-amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Sipas ekzekutivit, riprocedimi në Kuvend, si dhe miratimi i këtyre amendamenteve kushtetuese nga ana e Kuvendit, është një hap me rëndësi të posaçme për Republikën e Kosovës në procesin e përmbushjes së obligimeve që shteti i Kosovës ka marrë ndaj partnerëve ndërkombëtarë me rastin e aprovimit në Kuvend, me dy të tretat e votave të deputetëve, të letërkëmbimit të Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, vitin e kaluar.