Lajmet e fundit

Qeveria siriane është përgatitur për të marrë pjesë në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB-ja, për të gjetur një zgjidhje në konfliktin që po zgjat tash e katër vjet në këtë shtet.
Ministri i Jashtëm, Walid Muallem është shprehur se ata do të jenë gati “sa më shpejt pasi të marrin një listë të delegacionit nga opozita”, transmeton Klan Kosova.
Palët përfaqësuese dhe fuqitë botërore duhet të pajtohen se cili grup rebel do të cilësohet si “terrorist”.
OKB-ja shpreson që të fillojnë bisedimet në fund të janarit në Gjenevë.
Më shumë se 250 mijë persona janë vrarë që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad që filloi në mars të vitit 2011.
Kurse më shumë se 11 milionë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.