Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të shkarkohet Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës “Infrakos”.
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrsisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, e ka arsyetuar propozimin për shkarkimin e këtij bordi.
“Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka rekomanduar që qeveria të shkarkojë Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” për shkelje të detyrave”.
“Sipas nenit 19.2 të Ligjit për Ndërmarrje Publike, qeveria konstaton shkeljen dhe shkarkon bordin sipas rekomandimit të kësaj njësie. Bordi ka shkelur detyrat, sepse ka dështuar të marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes i akuzuar për keqpërdorim të pozitës”.