31.10.2016 · përditësuar para 3562 dite1 min lexim
Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projekt-propozimin për Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017 dhe e ka proceduar atë për Kuvendin e Kosovës, për votim, njofton Klan Kosova.
Projekt-ligji është aprovuar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Derisa ministrat janë pajtuar rreth këtij Ligji për Buxhetin, Kryeministri Isa Mustafa e ka lavdëruar punën e tyre dhe ka thënë se ky ligj shpërfaq idenë dhe projektin zhvillimor të kësaj Qeverie.
“Ky buxhet është zhvillimor dhe reflekton programin që kemi si përcaktim për zhvillim ekonomik dhe hapej të vendeve të punës e ruajtjen e stabiliteti fiskal dhe ekonomik”.
“Gjenerohet nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale, një pjesë tjetër është siguruar nga huadhëniet e jashtme. Dhe një pjesë të mjeteve janë mjete që lirohen nga AKP-ja, pasi të përmbushen detyrimet ligjore që i ka AKP-ja, prandaj nuk rrezikohet asgjë sa i përket përmbushjes ligjore”.
“Ky buxhet rezulton pas përmirësimit të ambientit të zhvillimit ekonomik dhe reflekton reformat fiskale që i kemi ndërmarrë”.
Mustafa ka thënë që buxheti rreth 2 miliardë euro, për herë të parë që Kosova kap këtë shifër, siguron investime kapitale më shumë.
“50 për qind më shumë investime kapitale. Vitin e ardhshëm do të kemi rreth 700 milionë euro investime, sepse dëshirojmë që të krijojmë mundësi të angazhimit të firmave tona dhe rritje të mëtutjeshme ekonomike”.
Kryeministri ka garantuar se “buxheti do të shpërndahen në mënyrë proporcionale edhe sa i përket komunave edhe ministrive”.
Një pjesë e mjeteve nga ky buxhet do të ndahen edhe për ndërtimin e Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.