Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës përmes një kumtese për media i ka dënuar aktet e dhunshme të zhvilluara sot nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, gjersa kryeministri Isa Mustafa, po informonte deputetët lidhur më marrëveshjet e arritura në Bruksel.
"Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se të gjithë kanë për detyrim të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shmangin veprimet që tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit të cilat dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës."
"Qeveria e Republikës së Kosovës fton Kuvendin e Kosovës që të krijojë kushte normale të punës, në mënyrë që sot të vazhdoj pa pengesa seanca e Kuvendit të Kosovës dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të informohen në detaje për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura" thuhet në reagimin e ekzekutivit kosovar, transmeton Klan Kosova. .