Lajmet e fundit

Nga data 1 prill e këtij viti familjarët e Dr.Florit, këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, përfitojnë një pension të posaçëm prej 50 mijë lekësh.
Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe është botuar në fletoren zyrtare.
Florjan Kondi i njohur për publikun shqiptar si “Dr.Flori” u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës si pasojë e mbidozës.
Flori la pas bashkëshorten e tij dhe vajzën Kaltrina, si dhe një djalë i cili erdhi në jetë pak para se këngëtari të ndahej nga jeta./panorama.com