Lajmet e fundit

Pas përlasjeve të vazhdueshme Qeveri-SBAShK që disa vite, sot erdhi takimi i parë mes tyre.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari dhe nënkryetari Ymer Ymeri, kanë vendosur sot t'i shkojnë në takim ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, pas katër vitesh.
Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri ka raportuar se ky është takimi i parë mes ministrit Çeku dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut pas katër vitesh, pasi që nga viti 2022 nuk ishte zhvilluar asnjë takim ndërmjet palëve.
Gjatë takimit ministri Çeku ka kërkuar që, prej tani e tutje, të ketë bashkëpunim mes Ministrisë dhe Sindikatës.
Diskutimet mes tyre, sipas burimeve, kanë zgjatur rreth një orë. /Klankosova.tv