Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria nuk e ka prioritet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haradinaj ka thënë se koalicioni qeverisës duhet t’ia bëjë me dije Listës Serbe se nuk mund të ketë një bashkëqeverisje të përbashkët përderisa nuk e jep pëlqimin për transformimin e FSK-së.
Në këtë aspekt, ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më këmbëngulëse. “Mendoj se ne e kemi ushtrinë, madje e kemi jashtëzakonisht të përgatitur dhe profesionale. FSK-ja është në misionin ushtarak dhe kapacitetet e saj janë pothuajse ushtarake, por mungon edhe një transformim ligjor në mënyrë që ta marrë misionin e ri, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Përndryshe, Forcat e Sigurisë së Kosovës pothuajse janë ushtri funksionale”, ka thënë Haradinaj.