Lajmet e fundit

Përmes një mbledhje virtuale qeveria në detyrë të hënën, ka vendosur të mbështes financiarisht delegatët e kuvendit të 1990.
Andaj, nga 230 euro në muaj për një vjet do ti marrin, delegatët qe morën pjesë në seancën e Kuvendit të 2 korrikut 1990 kur Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të Federatës së atëhershme jugosllave, e përfaqësuesit që më 7 shtator të atij viti miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, do të marrin mbështetje financiare nga shteti.
Anash nuk do të lihen as deputetë që vazhduan të mbajnë seanca deri më 24 maj 1992.
Kjo i pëlqeu Muharrem Shabanit, që në atë kohë mbante pozitën e zëvendëskryeparlamentarit.
Ky thotë se kjo është një formë më e mirë që mundi i këtyre përfaqësuesve që në atë kohë sakrifikuan gjithçka, të shpërblehet.