Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për pijet e forta Alkoolike.
Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi tha se ky projektligj ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, njofton Klan Kosova.
''Ky projektligj synon të rregulloj çështjet si importimi, eksportimi, tregtimi i pijeve alkoolike. Deri më tani nuk ka pas ligj të veçantë që e ka rregull këtë çështje''.
''Ky projektligj është i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm dhe ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve''.