Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Kundërvajtje .
Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se kjo do t`i ndihmojë forcimit të ligjit në Kosovë.
Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është aprovuar edhe projektligji për rregullat e komunikacionit rrugor si dhe ai për tregtinë me produkte të naftës dhe karburanteve të ripërsëritshme, njofton Klan Kosova.