Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për letërnjoftim të Kosovës.
Me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për t’u pajisur me letërnjoftim, njofton Klan Kosova.
Bazuar në këtë ligj, nga sot, të drejtë pajisje me letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit.