Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, i ka miratuar masat e reja anti-COVID.
Në njoftimin e publikuar, ekzekutivi nuk bën të ditur se cilat janë ato.
"Është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje, u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022".
Klan Kosova ka raportuar se masat anti-COVID do të ndryshojnë pas uljes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend.
Ora policore do të hiqet dhe do të hapen klubet e natës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, raporton se dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 për qind dhe me certifikata të vaksinimit, duke filluar nga 7 marsi.
https://klankosova.tv/hiqet-ora-policore-hapen-klubet-e-nates/