Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paraqiti para kabinetit qeveritar, masat e reja anti-COVID.
Ai bëri të ditur se deri më 1 shtator bartja e maskës për qytetarët do të jetë sërish e obligueshme në ambiente të hapura, njofton Klan Kosova.
Përjashtim nga ky rregull janë rastet kur janë duke ecur vetëm, apo gjatë ngasjes së makinës ku nuk janë më shumë se katër persona.
Nga data 20 gusht në ambientet ku mbahen tubime, apo aktivitete sportive e kulturore, pjesmarrësit duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.
Edhe gastronomisë iu shkurtua orari për 30 minuta.
Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu u bë ndarja e më shumë se 3 milion eurove, për angazhimin e përkohshëm të mbi 1 mijë profesionistëve shëndetësorë dhe stafi mbështetës.
https://www.youtube.com/watch?v=0nZMRxmXhJE
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.