Lajmet e fundit

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar marrëveshjen financiare për IPA 2016, që janë projekte nga Bashkimi Europian për Kosovën.
Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje rregullon zbatimin e programit IPA 2016 derisa pjesa e parë që përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.
Ajo ka thënë poashtu se me këtë marrëveshje, Kosova fiton miliona euro ku parashihet investimi i shumë projekteve, njofton Klan Kosova.
Ajo ka kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet për të zbatuar këtë Marrëveshje Financiare.