Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e Strategjisë së Energjisë se Republikës së Kosovës, 2017-2026.
Pesë objektivat e kësaj strategjie, që i prezantoi Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, janë; sigurimi i energjisë elektrike të qëndrueshme dhe cilësore, integrimi në tregun rajonal, rritja e kapaciteteve, zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror, burimet e ripërtërishme.
Qeveria do të vazhdojë të përkrahë termocentralin Kosova e Re.
Veç kësaj Lluka ka thënë se do të përkrahet edhe rehabilitimi i termocentralit Kosova B, që do të mbështet me rreth 300 milionë euro.
Ai shtoi se kjo strategji është e harmonizuar dhe hartuar me ekspertët e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.