Lajmet e fundit

Draft-statuti i Trepçës është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka thënë se ky draft i gëzon përkrahjen e të gjitha palëve dhe si i tillë i plotëson kriteret.
“Ky dokument mundëson zbatimin e ligjit për Trepçën, ky statut propozohet nga bordi i Trepçës e pastaj aprovohet në Kuvend. Versioni aktual gëzon mbështetje të gjerë. Asete sa i përket Trepçës janë të vendosura nga bordi”.
“Do të bëhet edhe një vlerësim pas regjistrimit të Trepçës ku do të paraqitet vlera e aseteve. Kemi ardhur në përfundim që në komision do ta aprovojnë nëse të gjitha palët pajtohen. Statuti i plotëson kriteret”.