Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme me votë unanime ka miratuar buxhetin për vitin 2019.
“Besoj që edhe në Parlament, deputetët do ta kenë rastin ta kenë para vetes Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, që i siguron edhe ata për një qëndrueshmëri të projeksioneve në bazë të prioriteteve dhe të qëllimeve të deklaruara të Qeverisë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj menjehërë pas aprovimit të buxhetit, njofton Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë po ashtu se aprovimi i buxhetit prej 2 miliardë e 370 milionë eurosh është “lajm i mirë për Kosovën”.
“Buxheti është 2 miliardë e 370 milionë, si i këtillë është projeksion i qëndrueshëm. Besoj se është lajm i mirë për Kosovën për vitin që po hyjmë”.
Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar edhe se cilat janë prioritetet e këtij buxheti për vitin 2019.
“Janë respektuar ato që janë prioritete të deklaruara gjatë gjithë kohës gjatë këtij viti – mbrojtja është prioritet në këtë rast, Policia dhe Mekanizmat e Rendit Publik, Gjyqësori dhe Prokuroria, Shëndetësia, Arsimi dhe Mjedisi”.
“Lajm i mirë është, besoj që ua kemi pasë borxh dhe ua kemi çdo herë, se pensionet janë rritë”.