Hapi i parë drejt Vettingut në drejtësi filloi këtë të premte, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi ministrja e këtij dikasterit ë Albulena Haxhiu i propozoi kabinetit qeveritar themelimin e grupit të eksperteve të pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Me këtë nismë u pajtua edhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti. Por tha se marrëveshja e Vetingut duhet të zgjerohet përtej Ministrisë së Drejtësisë.
Haxhiu edhe në një debat para mbledhjes së qeverisë, ku po ashtu u fol për Vetingun tha se në këtë grup të krijuar nuk do të ketë pjesëmarrje të qeverisë, por pas analizës së eksperteve do të përfshihet kuvendi.
Sipas saj ky proces do të përmbyllet për 2 vite.
Kronikë e gazetarit Vullnet Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=YAQ93fXC-P0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.