Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë përgatitur një udhëzim për rregullimin e çmimit maksimal për karburante.
Deri te kjo erdhi pasi, sipas MINT-it, Dogana dhe ATK-ja kanë vërejtur mospërputhje të çmimit të naftës me tregun botëror.
Kjo, sipas ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari, po bëhet për shkak të mbrojtjes së konsumatorit dhe për të rregulluar konkurrencën.
Qytetarët ankohen se shteti nuk po vepron gjë për këtë çështje dhe japin edhe propozime se si do duhej ndërhyrë.
https://www.youtube.com/watch?v=iSH2iPowUuw&t=11s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.