Lajmet e fundit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e ka konfirmuar se qeveria tashmë e ka planin B për ndërtimin e resorit turistik në Brezovicë.
Kështu Bajrami ka thënë në mbledhjen e qeverisë në mëngjesin e së mërkurës, ku edhe u shpërbë Komiteti Drejtues Ndërministror për Brezovicën.
Konzorciumi i udhëhequr nga kompania franceze, që kishte fituar tenderin të ndërtonte kompleksin në Brezovicë, ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.