Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës do të mblidhet në orën 16:00.
Në këtë takim pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Kosovës 2017-2021
Menjëherë pas miratimit programi do të shkojë në Kuvend për t’u diskutuar në njërën nga seancat më të afërta.
Ndërkaq, për të premten është paralajmëruar se Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, do të procedohet në Kuvend, transmeton Klan Kosova.