Lajmet e fundit

Potenciali minerar që ka Republika e Kosovës nuk është shfrytëzuar në kapacitet që ka, andaj Qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që të krijojë kushte më të favorshme për kompanitë e sektorit minerar me qëllim të shfrytëzimit të këtyre resurseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot gjatë vizitës në Gjakovë, ku i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi u prit nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari dhe më pas së bashku vizituan Fabrikën për pasurimin e kromit – Deva.
Stavileci me këtë rast u njoh për së afërmi me punën e kësaj fabrike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet aktualisht, ndërsa premtoi angazhimin e Qeverisë që shqyrtojë të gjitha mundësitë për uljen e kostos operative dhe krijimin e lehtësirave tjera, transmeton Klan Kosova.