Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës nuk është gati për fazën e dytë të dialogut me Serbinë.
Kështu u tha në konferencën e përjavshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti tha se për dialogun me Serbinë është prezantuar një ekip jo me përvojë dhe një dialog teknik.
Hoti drejtoi kritika ndaj ekzekutivit për shpenzimet e pa kontrolluara për lobime e që sipas tij këto shpenzime janë bërë për përfitime personale.
“Janë shpenzuar shuma të mëdha buxhetore për interesa personale. Gjithashtu janë bërë aranzhimet e ligjëratave për Thaçin dhe Hoxhën, gjithashtu me parat publike është bërë shkrimi i biografisë së presidentit”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.