Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka uruar veprimtarin e shquar shqiptar, Adem Demaçi, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.
"Qeveria e Kosovës, shpreh mirënjohje dhe konsiderata për veprimtarinë e jashtëzakonshme të Adem Demaçit kundër regjimit jugosllav, i cili duke mos kursyer asgjë nga vetja, u përball me një vetëmohim të pashoq në burgjet jugosllave, ku kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij".
"Me përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, Adem Demaçi, u bë simbol i rezistencës vetëmohuese për popullin e Kosovës, në rrugën drejt arritjes së lirisë, pavarësisë dhe demokracisë".
"Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin maksimal në realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës dhe idealeve të të gjithë intelektualëve, burrështetasve dhe luftëtarëve, të cilët me kontributin dhe sakrificën e tyre vendosën themelet e shtetit të Kosovës në përballje me regjimin serbo-jugosllav" thuhet në urimin e ekzekutivit, transmeton Klan Kosova.