Lajmet e fundit

Kabineti i kryeminsitrit Isa Mustafa ka miratuar sot projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Sipas ekzekutivit ky projektligj do të ndikojë në ngritjen e nivelit të shpenzimit të parasë publike.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar presidentes Atifete Jahjaga dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për bashkëpunim financiar me Qeverinë Federale të Gjermanisë.
Janë aprovuar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Zvicrës si dhe Malit të Zi.
Po ashtu sot u miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për finalizimin e punimeve në ndërtimin e tri shkollave të mesme në Prizren, Ferizaj dhe Podujevë, transmeton Klan Kosova.