Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka njoftuar se ka ndarë 420 mijë euro për objektin e ri të Avokatit të Popullit.
Me këtë rast, ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku ka thënë se në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave është zgjidhur edhe puna e objektit të Avokatit të Popullit me ç`rast janë ndarë edhe këto mjete financiare.
"Jemi shumë afër plotësimit komplet të kushteve për liberalizimin e vizave pas ndarjes së kësaj shume" ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.
Javën e shkuar është arritur marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit për vendosjen e zyrave të kësaj të fundit në objektin e ish-Bankës së Lubjanës.
Kjo lëvizje ka shënuar edhe plotësimin e njërit prej kritereve që Bashkimi Evropian i ka caktuar Kosovës për heqjen e vizave.