Lajmet e fundit

17:33 - Murati: Pagat u ekzekutuan si paradhënie për orët që do të zëvendësohen
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se pagat e ekzekutuara për mësimdhënësit janë pagesë e paradhënies për orët mësimore që do të zëvendësohen.
Ai ka deklaruar se Thesari e ka bërë ekzekutimin e pagesës pas konfirmimit të listave të marra nga komunat.
"Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI", ka shkruar Murati.
16:20 - Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve
Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar pagat e muajit shtator për mësimdhënësit.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
"Pagat janë ekzekutuar dhe tashmë kanë filluar të dalin në disa komuna të Kosovës", ka thënë ai.