Lajmet e fundit
Kosova e ka marrë seriozisht procesin e kthimit të serbëve të larguar nga këtu, në vitin 1999 dhe më pas. Këtë e dëshmon edhe paralajmërimi i sotëm i qeverisë për të krijuar një grup ndërministror për kthim.

I pari i ministrisë përkatëse, Dalibor Jevtiq ka thënë se pas këtij zhvillimi, risjellja e serbëve në Kosovë nuk do të jetë përgjegjësi vetëm e dikasterit të tij, por edhe e tjerëve që u bënë pjesë e grupit.
Ai, siç njofton Kim Radio e transmeton Klan Kosova,ka falenderuar shefin e tij, Isa Mustafa për "interesimin e treguar në qasjen ndryshe të procesit të kthimit".
Grupin në fjalë e përbëjnë ministri për kthim, Dalibor Jeftiq, që është edhe kryesues, zëvendëskryeministri Branislav Stojanoviq, shef i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ai i Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i Drejtësisë, Hajredin Kuci , i Ekonomisë, Bleradn Stavileci, i Financave, Avdullah Hoti, i Administratës Lokale, Ljubomir Mariq dhe ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Arban Abrashi.
Deri tashti, procesi i kthimit të serbëve në Kosovë ishte përgjegjësi ekskluzive e ministrisë për Kthim, e cila nga themelimi e këndej, është udhëhequr nga serbët.