Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e radhës, njofton Klan Kosova.
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se në bazë të ligjit se kur shkarkohet bordi i një ndërmarrje publike duhet të formohet një bord i përkohshëm, kështu ajo propozoi katër emra për drejtorë në Telekomin e Kosovës.
“Qeveria voton katër drejtor të bordit, ku ata mund të caktojnë kryeshefin e ndërmarrjes që shërben edhe drejtorin e pestë. Drejtorët e propozuar janë ekspert të sektorit në të cilin vepron ndërmarrja dhe ekspertë të qeverisjes së ndërmarrjeve përfshirë menaxhment financa dhe auditim”, ka thënë Hajdari.
Kështu me asnjë votë kundër dhe abstenim kabineti qeveritar miratoi formimin e Bordit të përkohshëm të Telekomit. Pjesëtarët e këtij bordi të përkohshëm janë: Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezaj, dhe Teki Shala.
Ky bord i përkohshëm që është emëruar do të funksionojë për afatin kohor për gjashtë muaj.