Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së të mërkurës ka miratuar projektligjin për faljen e borxheve publike.
Me këtë rast, Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se në total do të falen borxhe në vlerë prej 680 milionë euro.
Sipas tij, kjo do t`ju ndihmojë sidomos personave fizikë të cilët janë në gjendje të rëndë financiare.
Ndër organizatët të cilat do të`u falen më së shumti borxhe është Administrata Tatimore si dhe ndërmarrje të tjera publike, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se falja e këtyre borxheve do të krijojë stabilitetit për shumë njerëz.
Falja e borxheve do të bëhet për periudhën kohore deri në dhjetor të vitit 2008./Klan Kosova.