Lajmet e fundit

Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar drejtorët në bordet e ndërmarrjeve publike: Trainkos, Infrakos dhe në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave, sipas listave të rekomanduara nga komisionet përzgjedhëse.
Ekzekutivi ka shqyrtuar edhe kërkesën e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës për mbështetjen financiare për realizimin e projektit për funksionimin e Qendrës për zhvillim të malazezëve.
Bëhet e ditur se në arsyetim të kësaj kërkese, shoqata ka theksuar rëndësinë e kësaj qendre, si një adresë e grumbullimit të këtij komuniteti për zhvillim dhe përparim dhe kontribut të drejtpërdrejt në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Shuma e kërkuar dhe e aprovuar nga kabineti qeveritar është 40 mijë euro./klankosova.tv/