Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se duhet të bëhet një rivlerësim i dialogut në mes të Kosovës e Serbisë.
“Në Bruksel nuk mund të diskutohet thjesht dhe vetëm Kosova. Dialogu duhet të jetë një proces i dyanshëm ku edhe Kosova do të duhet të ketë çështjet e saj konkrete përkundrejt Serbisë, në të cilat, Bashkimi Europian do të duhet të luajë një rol më të përcaktuar dhe më të vendosur”, ka thënë Bushati, në një intervistë të gjatë të tij.
Intervistën e plotë mund ta shikoni online tek; www.zeriamerikes.com