Lajmet e fundit

Mandatari i Qeverisë së re të Serbisë, Aleksandar Vucic, i ka prezantuar sot emrat e ministrave të rinj.
Mes tyre është veçuar Ana Brnabić (Bërnabiq), e cila i takon komunitetit LGBT. Kjo do të jetë hera e parë që një ministre me orientim homoseksual të jetë anëtare e qeverisë, njofton Klan Kosova.
Ajo do të jetë ministre e qeverisjes lokale.
Kryeministri Vucic ka pasur fjalë shumë të mira për Brnabić.
“Ajo nuk e fsheh orientimin e saj dhe është krenare për të. Është shumë e këndshme dhe e butë. Më ka thënë: Kryeministër, nëse kjo gjë iu pengon dijeni se me siguri do të flitet për këtë çështje. Unë iu kam përgjigjur: ‘Mua më intereson vetëm rezultati yt dhe e di sa punëtore je”.