Lajmet e fundit

Alexis Tsipras, pak para mesnatës të së martës ka shpallur edhe qeverinë e re.
Megjithatë doli ashtu edhe sic pritej ngase kreu i SYRIZA, i ka besuar më së shumti ministrave që kishte në qeverinë e parë dhe ka zëvendësuar me ta vendet e tyre që u larguan nga partia.
Në krye të Ministrisë së Jashtme, mbeti Nikos Kotzias, ndërsa Ministër i Mbrojtjes do të jetë sërish Panos Kamenos, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq ish- Ministri i Brendshëm Nikos Vutsis, pritet të bëhet kreu i Parlamentit, e në vendin e tij u emëruar Panajotis Kurumblis.
Betimi për qeverinë e re do të bëhet sot duke filluar nga ora 10:30.