Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka riproceduar për në Kuvend amandamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit Gjykatës Speciale.
Në fjalën e tij, kryeministri isa Mustafa tha se rregullorja e Kuvendit të Kosovës nuk e ndalon riprocedimin e amandementit numër 24.
Poashtu, ai deklaroi se për krjimin e Speciales nuk ka as pengesa kushtetuese pasi sipas Mustafës ishin vetë deputetët që vitin e kaluar me shumicë votash miratuan ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura mes presidentes Atifiete Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton, njofton Klan Kosova.