Lajmet e fundit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Propozim-Vendimin për miratimin Planit Inicial për krijimin e Agjencisë së të Hyrave, të cilin e ka prezantuar në mbledhjen e qeverisë Ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Sipas këtij projekti, parashihet bashkimi i Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës në një agjenci të përbashkët të të hyrave.
Krijimi i këtij Agjencioni të përbashkët i të hyrave bazohet në nevojën për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve, reduktimin e ‘hendekut tatimor’ përmes strukturave më të thjeshta dhe më efektive të mbledhjes së tatimeve; rritjen e efikasitetit në mbledhjen e tatimeve dhe zvogëlimin e kostove gjatë këtij procesi, rritjen e autonomisë të strukturave institucionale që merren me mbledhjen e të hyrave, krijimin e strukturave institucionale më efektive për implementimin e politikave tatimore dhe doganore, si dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme për procesin e integrimit në BE, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.