Lajmet e fundit

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se koalicioni PAN duhet të formojë qeverinë, përveç tjerash, edhe sepse ka në përbërje burra dhe gra të dëshmuara në vazhdimësi.
Deliu-Kodra ka deklaruar se fundja qytetari ka vendosur që lista e paraqitur nga koalicioni PAN të jetë më e votuara, ndaj vullneti i shumicës së popullit nuk guxon të preket, njofton Klan Kosova.
"Në PAN ka burra dhe gra të fuqishme që kanë pasur gjithmonë guxim dhe kurajo për të marrë vendime të mëdha. Ne kemi nevojë për këta njerëz. Kosova ka nevojë për këta njerëz, pasi projekte të mëdha shtrihen përpara nesh".
"Ne kemi marrë mandat prej qytetarit. Ai ka votuar dhe ka zgjedhur listën tonë, e ka votuar më shumë. Qytetari na e ka besuar neve formimin e qeverisë". /klankosova.tv