Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe atashen e re policore në kuadër të Ambasadës Austriake, Dalia El-Hennawy.
Gashi njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon kjo Ministri derisa në takim u diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Ministri i Punëve të Brendshme e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Austria në shtetndërtimin e Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në projekte konkrete për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe agjencitë tjera të kësaj Ministrie.
Pfandler theksoi se Qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.