Lajmet e fundit
Ndërsa, sa i përket mbajtjes së Ramush Haradinajt në Lubjanë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka as një arsye që kreu i AAK-së të vazhdon të mbahet atje.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se qeveria, në mbledhjen e cila do të mbahet në ora 13:00, do të diskutojë projektligjin për Gjykatën Special.
Mustafa tha se ky i fundit do t’u dërgohet deputetëve dhe se nuk mund të miratohet pa amandamentimin e kushtetutës, transmeton Klan Kosova.
Shefi i qeverisë ka thënë se pret që të premten e 26 qershorit kuvendi të miratojë amandementet kushtetuese bashkë me ligjin për Special.
Ndërsa sa i përket mbajtjes së Ramush Haradinajt në Lubjanë, Mustafa tha se nuk ka as një arsye që kreu i AAK-së të vazhdon të mbahet atje, i ndaluar.