Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme deputeti serb, Sllobodan Petroviq, është ndaluar dhe intervistuar nga xhandarmëria e Serbisë, në Merdare.
Ai ishte duke udhëtuar për një vizitë familjare në Serbi në momentin kur është ndalur, njofton Klan Kosova.
Qeveria e Kosovës dënon këtë akt në një komunikatë për media, duke bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë qe qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejtë dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla” thuhet mes tjerash në komunikatë.