Lajmet e fundit

Qeveria e Republikës së Kosovës, menjëherë pas sulmit që grupi i tifozëve “Plisat”, e kanë kryer ndaj kompanive sllovene Ipko dhe NLB, e ka dënuar këtë akt vandal.
Në një komunikatë për media Qeveria i ka ftuar qytetarët që të tregojnë maturi dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunshëm, duke i siguruar se çështja e z. Haradinaj është duke u trajtuar në nivelin më të lartë shtetëror dhe së shpejti pritet një zgjidhje e drejtë dhe e ligjshme.
Qeveria u ka bërë thirrje organeve të rendit që t’i trajtojnë aktet e fundit të kryera kundër bizneseve, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla.