Lajmet e fundit

Krahasimi mes Qeverisë enorme të Kosovës prej 22 Ministrave dhe asaj modeste të Zvicrës që nuk e kalon as 10, së shpejti mund të jetë i pavlefshëm, njofton Klan Kosova.
Tashmë është gati DRAFT-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.
Njëri nga opsionet është që pas miratimit të këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra .
Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.
Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projekligj deri në dorën finale do inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyqura në Proces.
Kronikë nga Besnik Tahiri