Lajmet e fundit

Janë duke u bërë përgatitjet për ardhjen e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Ndërkaq, në ora 15:00 ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë mund të shihni pamje të realizuara nga Klan Kosova nga përgatitjet për ardhjen e O'Brien në Qeverinë e Kosovës.
Para Kosovës, zyrtari i lartë amerikan qëndroi në Serbi. Nga atje, O'Brien në një intervistë për mediat serbe foli edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
” Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të bëhet progres edhe para se të formohet Asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët dhe ne punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë. Detyrimet kanë ekzistuar që nga viti 2015, kur e para (marrëveshja) është nënshkruar, nuk mund të premtoj një afat, por gjëja më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”, tha ai, njofton Klankosova.tv
https://klankosova.tv/obrien-asociacioni-hap-i-rendesishem-te-behet-progres-edhe-para-formimit-te-tij/