Lajmet e fundit

Në mbledhjen e rregullt që po mbahet, Qeveria e Kosovës, ka aprovuar 15 nga 17 pikat e rendit të ditës, njofton Klan Kosova.
Janë vetëm dy pika – 7 dhe 17, që janë shtyrë për t’u aprovuar në mbledhjen e ardhme.
Fjala është për Shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së të Verbërve të Kosovës për ndarjen e mjeteve për projektin “Aftësimi profesional për integrim në tregun e punës dhe personave të verbër. Ndërsa pika tjetër është ajo e për shqyrtimin e propozim-vendimit për hapjen e procedurave konkurruese për “zonat me interes të veçantë”.