Lajmet e fundit

Qeveria në mbledhjen e kësaj të mërkure ka aprovuar projektligjin për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, këtu propozoi qe ti jepet një autorizim MPB-së, të bëjë amnisti të kohëpaskohshme për dorëzimin e armëve.
Ndërsa Zëvendësministri i Punëve te Brendshme, Valdet Hoxha, tha se ligji për amnisti do te jete i veçantë, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, në këtë mbledhje qeveria mori vendim për themelimin e grupit për Rishikimin Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë.
Kronikë nga Dibran Istrefi