Lajmet e fundit

Punëtorët e kontraktuar për ndërtimin e murit që ndan pjesën veriore të Mitrovicës me atë jugore, pasditen e të enjten filluan që ta rrënonin për disa centimetra.
Qytetarët u shprehën për Klan Kosovën që muri veçse ka ekzistuar që pas luftës por ishte i padukshëm, njofton Klan Kosova.
Me fillimin e prishjes së murit dhe miratimit të rezolutës në Kuvend, po thotë se është i gëzuar edhe nënkryetari i Mitrovicës Jugore, Faruk Mujka.
Ndërkaq, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar një rezolutë e cila kërkon prishjen e murit. Për një zgjidhje të tillë votuan pothuajse të gjithë deputetët. Si kërkesë kryesore mbeti ajo për heqjen e murit, në janar 2017, por nuk u precizua një datë e saktë.
Më poshtë mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga Valon Rashiti.