Lajmet e fundit

Veriu i Kosovës nisi të trazohet sot në mesditë kur njësitet e policisë së Kosovës shkuan atje për ta arrestuar Milen Milenkoviqin, i cili ndryshe njihet si Llune.
Ai dyshohet se ka qenë organizator i sulmeve në Zveçan që ndodhën kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të KFOR-it. Po ashtu i njëjti dyshohet që ishte i përfshirë edhe në disa vepra të ndryshme kriminale që kanë ndodhur në veri të vendit.
Gazetarja jonë, Qëndresa Tërshana, nga veriu sqaron se kur policia njoftoi që kanë arrestuar Llunen, qytetarët e veriut u mobilizuan në protestë, të cilët i ftoi alarmi që zakonisht atje lëshohet kur serbët duan të mblidhen që të shprehin pakënaqësinë për ndonjë çështje të caktuar në Republikën e Kosovës.